Opinione
Ligji për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, duhet të miratohet
Njohësi i çështjeve ekonomike Emrush Shkodra mbështet idenë për miratimin dhe kalimin e ligjit që do të lejonte importin e veturave deri në 15 vite. Kjo përveç që do të sillte një impakt në rritjen ekonomike, ligji do të ndikonte në rritjen e të hyrave të doganës si dhe buxhetit të vendit, e rrjedhimisht do të ndikonte edhe në rritjen e mirëqenies ekonomike të një familje normale në vend
Të enjten e 30 tetorit në seancën e Kuvendit nuk u votua projektligji për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, i propozuar nga një deputet i Kuvendit të Republikës.
Për votë kundër votuan 52 deputetë, pro ishin 9 deputetë, duke abstenuar 2 deputetë.
Deputetët të cilët votuan kundër miratimit apo ndryshim-plotësimit të ligjit për importin e veturave jo më të vjetra se 10 vjet, besoj shumë se do të memorohen në mendjet e qytetarëve, dhe ditën kur të shohin emrat e tyre në listat për deputetë, do të kujtohet se veprimi i tij që bie ndesh me pritjet e qytetarëve.
Arsyetimi për votën kundër përveç disa fjalëve të pakta prej atyre që ishin kundër, askush tjetër nuk dha ndonjë shpjegim të mëtutjeshëm se pse nuk u lejua të kalojë votimi për mundësinë e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet.
Pse duhet të aprovohet ligji që lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet?!
Në Kosovë janë afro 500 mijë automjete të ndryshme. Një shifër të këtillë e konfirmojnë shënimet zyrtare të MPB-së, ku deri më tani nga viti 2024 janë regjistruar 330 mijë e 795 automjete.
Sot, nëpër rrugët e vendit shohim vetura më të vjetra se 40 vjet. Regjistrat tregojnë vetura të vitit 81, 82, 85, 86, 90 e këndej që sot janë të pajisura me tabela të republikës.
Kjo dëshmon se koha kur është prodhuar ajo veturë, nuk ofron asnjë lloj sigurie për të qenë pjesë e trafikut.
Është për t’u habitur që deputetët nuk e kanë përkrahur idenë për lejimin e importeve të veturave më të vjetra se 10 vjet, duke pasur parasysh gjendjen momentale të rrugëve tona të ngarkuara me vetura të vjetra, që një shumicë prej tyre sigurisht nuk e kalojnë pjesën e kontrollit teknik, dhe arrijnë të regjistrohen e pajisen me targa, për t’u vozitur pastaj në rrugët e vendit.
Kosova, vendi i cili llogaritet si më i varfëri në rajon. Vendi ku migrimi është më i theksuari ndër shtetet e tjera, nuk lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.
Prandaj, shikuar nga këndi ekonomik, miratimi i ligjit që do të lejonte importin e veturave më të vjetra se 10 vite, do të kishte një impakt tejet pozitiv për një shtresë të qytetarëve.
Liberalizimi i vizave ka ofruar mundësi të ndryshme që një pjesë e mirë e qytetarëve të vendit të përdorin mjetet e transportit edhe për punë, duke transportuar mallra vajtje – ardhje në Perëndim.
Kosova në vit regjistron 25-30 mijë vetura të reja, nga kjo mësojmë se përveç një shtrese të caktuar të qytetarëve, kompani të ndryshme që porosisin me shumicë, qytetarët e vendit janë të paktë ata që mund të pajisen me vetura të reja në vend.
Ligji do të mund të bënte reale parashikimet për rritjen ekonomike dhe financiare të buxhetit të republikës së pari, dhe pastaj kjo do të rriste mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve të cilët do të vendosnin të shkonin në Evropë dhe të merrnin një veturë.
Pra!
Një mundësi e mirë që shteti mund të ofronte në këtë kohë për qytetarët e tij është lejimi dhe miratimi i ligjit për mundësimin e importit të veturave deri në 15 vite.
Intencë që ligji të ofrojë mundësinë e lejimit për importin nga 10 vjet në 15.
Arsyetimi i disa ekspertëve që duket se shteti i ka marrë për bazë se automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vjet konsiderohen si të amortizuara për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik.
Realiteti na tregon se qytetarët e vendit nuk kanë arritur të rregullojnë standardin që të heqin nga rrugët veturat e vjetra për t’i zëvendësuar ato me automjete të reja.
Rënia ekonomike, varfërimi i mëtutjeshëm i qytetarëve, migrimi, rritja e çmimeve kanë bërë që një familje mesatare sot në vend të mbajë një veturë për më shumë se 10-15 vjet.
Autoritetet e vendit, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës nuk duhet të tregohen hipokrit në këtë rast. Në njërën anë të ankohen duke u bërë se po shqetësohen për rritjen e varfërisë, e pagat e vogla të qytetarëve. Duke kërkuar që të rriten shtesat, të rriten ndihmat sociale, kurse në praktikë po e dëshmojnë të kundërtën. Këta me votën kundër ligjit për lejimin e veturave më të vjetra se 10 vite, treguan se nuk janë për të ndihmuar dhe rritur mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve të vendit, porse se aty thjeshtë janë për interesa te veta.
Paralelisht me ndryshimin e Ligjit për importin e automjeteve jo më të vjetra se 15 vjet, duhet të jetë edhe heqja e akcizës, e cila duket të jetë një barrë shtesë, dhe se kjo po ndikon edhe në rritjen direkte të çmimit për një veturë në tregun tonë.
Vetura më e vjetër që është e regjistruar në vendin tonë është ajo e vitit 1942, kanë bërë me dijë Ministria e Punëve të Brendshme.
Ligji aktual në fuqi: Në nenin 44 të Ligjit për automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?