Maqedonia

Ligji për gjuhët serish në Kuvend

Xhaferi para seancës ka deklaruar se nëse ligji merr votat e mjaftueshme sikurse herën e kaluar nuk ka më nevojë të dekretohet nga presidenti

Mosnënshkrimi i ligjit për gjuhet nga Presidenti i Maqedonisë ka bërë që ai të kthehet për lexim të tret në Kuvend. E kjo ka nxitur reagime që priteshin nga opozita. Seanca e sotme e Kuvendit është vonuar për dy orë ndërsa me të filluar është ndërprerë për një pauzë e cila pritet të zgjas deri pas orës 14:00.

Në fillim të seancës ka pasur një debat të ashpër mes deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Dimovski ka thënë se me tentativën  për të zgjedhur nënkryetarët para shqyrtimit të amendamenteve, demokracia shkelet me të dyja këmbët. Ndërsa, kryetari i Kuvendit i është përgjigjur se është i gatshëm të punojë ‘non stop’ deri sa ligji i gjuhëve të kalojë.

Xhaferi para seancës ka deklaruar se nëse ligji merr votat e mjaftueshme sikurse herën e kaluar nuk ka më nevojë të dekretohet nga presidenti.