Maqedonia

Ligji për Gjuhën dërgohet në Komisionin e Venecias

Qeveria e Maqedonisë e ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe tri dispozitat e tij që kanë të bëjnë me shqipen në bankënota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë, raporton ‘Alsat’.

Në letër thuhet që Qeveria e Maqedonisë pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të ligjit, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu është theksuar se ligji i gjuhëve rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe se qëllimi i tij është që të krijoj kornizë të harmonizuar juridike në dispozita ligjore dhe që do të harmonizohet pa cenuar Kushtetutën e Maqedonisë.