Zhvillim
Ligji nuk mjafton për të siguruar investimet e huaja
Me këtë ligj, nuk do të arrihet të tejkalohen problemet, të cilat ekzistojnë prej kohësh në raport me investitorët e huaj.
Ligji për investime të huaja është miratuar së fundi në Kuvendin e Kosovës. Por, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, ai vetëm do të kompletojë kornizën ligjore dhe asgjë më shumë.
Me këtë ligj, nuk do të arrihet të tejkalohen problemet, të cilat janë në raport me investitorët e huaj.
Problemet që po pengojnë investimet direkte në Kosovë vazhdimisht, nga përfaqësuesit e bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, ishin theksuar se janë proceset e gjata administrative dhe burokratike, politikat e pafavorshme fiskale, niveli i lartë i korrupsionit, si dhe mungesa e sundimit të ligjit.
Udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, Ibrahim Rexhepi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se miratimi i Ligjit për investime të huaja, nuk zgjidh asnjërin nga problemet, me të cilat përballen investitorët në Kosovë.
“Kemi edhe një ligj më shumë, por nuk do të thotë se u zgjidhën disa probleme, me të cilat ballafaqohet vendi. Prandaj edhe nuk ka ndonjë shpresë se ky ligj do t’i tejkalojë problemet që janë në relacion me investitorët e huaj, e këtu duhet të kemi parasysh faktin që investimet e huaja janë pika më e dobët në ekonominë e Kosovës”, bën të ditur Rexhepi.
Ligji për investime të huaja, i cili ka pësuar ndryshime nga Ligji i vitit 2006, është miratuar të enjten në një seancë parlamentare.
Sipas Rexhepit, ky ligj iu krijon mundësi diasporës kosovare që të kenë siguri më të madhe të investimeve në Kosovë si dhe është ulur përqindja e kapitalit të huaj gjë që iu jep mundësi të ndërtimit të partneritetit të bizneseve vendore me ato të huaja.
Por, problemi i këtij ligji, thekson ai, është se ky ligj nuk i ofron siguri të njëjtë bizneseve vendore, shkruan radio Evropa e Lirë.
“Problemi esencial qëndron në faktin që mbrojtje të ngjashme duhet të kenë edhe bizneset vendore, në mënyrë që ata të jenë të barabartë në konkurrim dhe në ndërtimin e partneriteteve”, vlerëson Rexhepi.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë institucionet kosovare krijuan mekanizma ligjorë dhe agjenci për promovimin e investimeve, ndërsa u organizuan konferenca të ndryshme ku iu bëhej thirrje kompanive ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.
Nga ajo kohë, kishin filluar të bëheshin investime ndërkombëtare direkte në fusha të ndryshme. Këto investime ishin vlerësuar si mjete të domosdoshme për një zhvillim të përgjithshëm ekonomik në vend.
Nisur nga kjo, investitorët të huaj interesoheshin për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë.
Megjithatë, përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se ardhja e investitorëve jo përherë konkretizohej me investim. Ata vijnë dhe largohen pa investuar.
Përfaqësuesi i kompanisë, “Dilloni Benz”, Fadil Beriani, tregon se si investitorët e huaj po largohen nga Kosova.
“Unë e shoh që ky vend nuk është për investime, edhe diaspora jonë nuk dëshiron të investojë në Kosovë. Në këtë vend me nivel të lartë të korrupsionit dhe krimit ekonomik, nuk dëshiron të investojë askush”, thotë Beriani.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, brenda 12 vjetëve të fundit (2000-2012) investimet e huaja direkte në Kosovë kapin shifrën rreth 2.4 miliardë euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?