Maqedonia

Ligjet e kthyera nga Ivanovi, sot në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot gjatë ditës do të kthejë në seancë plenare disa nga ligjet që pas miratimit, nuk u dekretuan nga presidenti maqedonas Gjorge Ivanov.

Deputetët shprehen të gatshëm të mbështesin përsëri këto ligje ashtu siç i kishin votuar paraprakisht, përcjell albinfo.ch.

Edhe opozita nuk do të ndryshojë qëndrimin parësor për këto ligje një pjesë e të cilëve ishin përpiluar në bashkëpunim me ta.

Presidenti Ivanov nuk ka dekretuar disa nga ligjet reformuese si ligji për gjykatat, ndryshimet në ligjin për NATO-në, ndryshimet në ligjin për Agjencinë për komunikime elektronike, ligjin kundër diskriminimit, etj. Procedura parashikon rikthim të ligjeve për lexim të tretë në Kuvend, në afat 30 ditor nga miratimi i tyre.