Lajme
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë me temën “Dhimbja si sfidë shumëdimensionale”, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky simpozium është hapur me një fjalë përshëndetëse të kryetarit të LMSHZ-së, Dr. med. Mentor Bilali në ambinetet e hotelit “Marriott në Zürich”.
Në simpozium do të ligjërojnë specializantët e lëmive të ndryshme nën udhëheqjen e mentorëve me përvojë.
„Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një program i pasur, që përfshinë ligjërata State of the Art dhe diskutime interaktive mbi qasjet moderne në terapinë e dhimbjes“, shkruanLidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës.
Kryesia e LMSHZ-së dhe grupi punues i specializantëve të rinj sjellim tema të ballafaqimit të dhimbjes si sfidë për një trajtim të suksesshëm mes mjekut dhe pacientit.
Kjo temë e ndjeshme ka zgjuar interesimin e lartë jo vetëm të specializantëve të rinj, por edhe të mjekëve me përvojë të gjatë të fushave me delikate të mjekësisë.
Kėshtu rreth 100 mjeke e mjekë pjesëmarrës po përcjellin simpoziumin e pestë të LMSHZ-së.
Në momentet që po raportojmė dy specializantë të rinj kanë pasqyruar dhimbjen në kontekstin e sëmundjeve, me natyrë iskemike ka referuar, Dr. Lum Kastrati që është nën mentorimin e MD Ph.D & Dr. med. Naim Mehmeti.
Kurse mbi terapinë e dhimbjes në mjekësinë paliative ka referuar mjekja e re, Elda Rama, e cila është nën mentorimin e Prof. Dr. med. Alban Y. Neziri.
Simpoziumi po moderohet nga mjeku i njohur, Gazmend Haliti.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër