Bota
Lideri i Koresë Veriore lë armët për kozmetikë
Lideri koreano-verior, Kim Jong-un, ka lënë pak anash konfrontimin me SHBA-në për të vizituar një fabrikë për kozmetikë në Pyongyang.
Ai vizitoi fabrikën e saporenovuar me anëtarët e partisë së tij dhe gruan, që shihet rrallë, Ri Sol-ju.
Kjo kompani ishte vizituar edhe nga babai i liderit aktual, Kim Jong-il, 14 vjet më parë, shkruan BBC.
Vizita në këtë fabrikë përbën lajm të veçantë, pas shumë fotografive që kanë qarkulluar së fundmi në të cilat shihet lideri koreano-veriore me armë dhe raketa përreth. Ai lavdëroi kompaninë dhe e ftoi të prodhonte kozmetikë të nivelit botëror.
Vizita u transmetua në mediat shtetërore, një ditë pasi Sekretari për Mbrojtje i SHBA-së, Jim Mattis deklaroi se shteti i tij nuk do të lejojë kurrë armatosjen me armë nukleare të Koresë Veriore, transmeton Albinfo.ch.
Mattis kishte thënë se përdorimi i armëve të tilla do të merrte si përgjigje një reagim masiv ushtarak. Tensionet janë rritur kohëve të fundit mes këtyre shteteve, pas testimeve që koreanoveriorët i bënë disa raketave të tyre.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik