Bota

Lideri i opozitës ruse ndalohet nga policia

Lideri i opozitës Ruse Aleksei Navalnij është ndaluar sërish nga policia, vetëm pak momente pasi u lirua pas një dënimi tredhjetëditor. 

Ai akuzohet se ka shkelur ligjin për protestat dhe rrezikon të përballet me 20 ditë të tejra burg ose gjobë. 

Navalnij sapo ka kryer 30 ditë burg për planifikimin e një demonstrate të paautorizuar kundër qeverisë në janëar të këtij viti. 

42 vjecari është edhe oponenti më i fortë i presidentit Vladimir Putin. Navalnij dhe mbështetësit e tij besojnë se presioni i ushtruar ndaj tij është i motivuar politikisht. 

Gjatë javëve të fundit, opozatir ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit në Rusi, një reformë kjo fort e kundërshtuar që po rrit pakënaqësinë në popull dhe ka ulur gjithashtu mbështetjen popullore për Putin, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch. 

Në fillim të këtij muaji, kreu i Gardës Kombëtare të Rusiasë, Viktor Zolotv, e kërcënoi Aleksei Navalnij, pasi ngriti pretendime për korrupsion masiv brenda gardës.