Shqipëria
Liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut urojnë Festën e Flamurit!
Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela ishin disa nga liderët që uruan 28 Nëntorin
Në 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët që, siç tha, përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ahmeti tha se kjo ditë përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet nuk duhet t’i ndalim asnjëherë.
“Të dashur vëllezër e motra bashkatdhetarë,
Ju uroj nga zemra Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet t’i ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm. Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Ahmeti, transmeton albinfo.ch.
E lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se sot të gjithë festojmë me të njëjtën ndjenjë krenarie pavarësisht se të ndarë në shumë shtete e të shpërndarë në tërë globin.
“Edhe pse të ndarë në shumë shtete, e të shpërndarë në mbarë globin, sot të gjithë festojmë me të njëjtën ndjenjë krenarie e atdhedashurie. Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur nga momentet më sfiduese për popullin kanë lindur ngjarjet më të mëdha që ngritën kombin. Të festojmë, të mburremi e të punojmë për të përmbushur amanetin e të parëve dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë e të fëmijë tanë”, u shpreh Sela!
Ndërkohë, i pari i PDSH-së, Menduh Thaçi, uroi që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar dhe, siç tha, kjo ditë shënon moment historik.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Ju uroj Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Menduh Thaçi.
Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e ka uruar edhe kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha, që shkurt tha: “Një komb, një gjuhë, një flamur! Urime 28 Nëntori”.
E-Diaspora
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli Videoja më e suksesshme deri më tani është shikuar mbi 210 milionë herë. Shumë postime të...
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
-
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë uron 28 Nëntorin
-
Universiteti i Prishtinës fton studentët nga mërgata për edicionin e 25-të të “Shkollës Verore”
Jeta në Zvicër
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli Videoja më e suksesshme deri më tani është shikuar mbi 210 milionë herë. Shumë postime të...
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit