Lajme
Liderët evropianë bashkohen për mbledhjen e fondeve për vaksinën kundër virusit
Liderët e vendeve kryesore evropiane janë zotuar se do të mbledhin miliarda euro për zbulimin e një vaksine kundër sëmundjes Covid-19, si pjesë e aleancës ndërkombëtare kundër koronavirusit.
Përmes një konference donatorësh, e cila pritet të mbahet të hënën, po synohet mbledhja e 7.5 miliardë eurove për financimin e luftës globale kundër sëmundjes së re.
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Norvegjisë, si dhe zyrtarë të lartë të BE-së kanë thënë se përhapja e virusit ka shkaktuar shkatërrim dhe dhimbje në të gjitha pjesët e botës.
Synimi i kësaj nisme është forcimi i sistemeve shëndetësore, të cilat do të ofronin vaksina dhe trajtim për të gjithë, me vëmendje të veçantë në Afrikë, shkruan “Daily Mail”, transmeton GE.
Me këtë plan gjithashtu synohet të përshpejtohen zbulimi, prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe për këtë u ofrua përkrahje edhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Zotimi për ndarjen e këtyre fondeve është nënshkruar nga kryeministri italia, Giuseppe Conte, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













