Kosova
Liderët e Kosovës urojnë Rutten
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Mark Rutten me rastin e marrjes së detyrës së shefit të NATO-s, duke thënë se mezi pret të bashkëpunojë me të.
Osmani ka shkruar në rrjetin social “X” se ka besim se nën udhëheqjen e Ruttes, partneriteti dhe bashkëpunimi “do të forcohen edhe më tepër”.
“Mezi pres të bashkëpunojmë drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s. Një falënderim i përzemërt për Jens Stoltenberg për shërbimin dhe udhëheqjen e tij, duke i dëshiruar atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme”, thuhet në mesazhin e Osmanit.
Rutten e ka uruar edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se i dëshiron suksese të mëdha “dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në detyrën tuaj të re”.
E-Diaspora
-
Kurti flet me kongresistin amerikan Jason Crow për rolin e diasporës në SHBA Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar...
-
Premiera e filmit të Endrit Sadikut në Bazel u hap me fjalën e ministrit Jans
-
Kopenhagë: Vijon shpërndarja e teksteve mësimore në shkollat ku fëmijët mësojnë gjuhën amtare
-
Toronto: Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” fitoi çmimin “Best Drama”
-
Zvicër
Anda Skeja doktoron në Universitetin EPFL për Matematikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: A duhet të hiqen të moshuarit nga sigurimi shëndetësor? Njëra nga idetë e ngritura është se disa ngjarje duhet të paguhen nga qeveria – dhe...
-
A po i shkel Zvicra ligjet e ekonomisë?
-
Dallimet në paga në bazë të gjinisë dhe kombësisë, në Zvicër
-
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e çiklistes së re
-
Nga sot, Zvicra me rregulla më të rrepta të duhanit