Lajme
Liderët e BE-së të ndarë rreth kufizimit të çmimit të gazit
Liderët e Bashkimit Evropian nuk kanë rënë ende dakord rreth mënyrës se si do të trajtohen çmimet e larta të gazit, ndërsa filluan një samit dyditor në Bruksel.
Pasi shumica e vendeve të BE-së kërkuan në mënyrë të përsëritur vendosjen e një kufiri të çmimit të gazit, përfundimisht Komisioni Evropian propozoi që çmimet me shumicë të gazit të kufizoheshin, si mjeti i fundit në rast se çmimet në BE do të arrinin nivele ekstreme.
Gjermania dhe disa vende të tjera anëtare janë skeptike ndaj masave që do të ndërhyjnë në çmimin e gazit për shkak të shqetësimeve se çmimet e ulëta të gazit do të rrezikonin sigurinë e furnizimeve ose do të rrisnin konsumin.
“Sigurisht, ne duhet të sigurohemi përpara se të marrim një vendim që mund të funksionojë”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz ndërsa mbërriti në takim.
“Askush nuk dëshiron të marrë vendime që janë të mira në teori, por më pas rrezikohet të mos ketë me gaz”, tha ai.
Kryeministri holandez, Mark Rutte i bëri jehonë shqetësimeve të Scholz.
Kryeministri hungarez, Victor Orban, vendi i të cilit është shumë i varur nga importet e gazit rus, shkroi në Tëitter se plani i komisionit do të ishte i barabartë me një embargo të gazit ndaj Hungarisë. “Vetëvrasja ekonomike nuk do ta ndihmojë Ukrainën”, shtoi ai.
Liderët në mbështetje të masave për çmimin e gazit patën një ton më pajtues kur mbërritën në Bruksel.
“Masat e propozuara nga komisioni po çojnë në një ulje të çmimit të gazit sepse efekti i sinjalit ka ulur çmimet”, tha kryeministri belg Alexander De Croo.
“Tani çmimet duhet të vazhdojnë të bien dhe ne duhet të kemi instrumentet për të parandaluar që çmimet të rriten sërish”, shtoi ai.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se do të punonte së bashku me Scholz për të gjetur një zgjidhje për problemet e çmimit të gazit në Evropë.
“Unë mendoj se nuk është mirë as për Gjermaninë dhe as për Evropën, nëse Gjermania izolohet”, tha Macron, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së unitetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane