Lajme
Liderët botërorë urojnë Trumpin
Liderët botërorë kanë nisur ta urojnë Donald Trumpin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale edhe pse zyrtarisht ende nuk është shpallur një fitues.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë ndër të parët. Ai e ka quajtur atë “rikthimin më të madh në histori”.
“Rikthimi yt historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një ripërkushtim të fuqishëm për aleancën mes Izraelit dhe Amerikës”, ka shkruar ai në X.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po ashtu ka reaguar.
“Urime president Donald Trump. Të gatshëm të punojmë bashkë ashtu si kemi bërë për katër vjet”, ka shkruar ai.
E kryeministri britanik, Keir Starmer, po ashtu e ka quajtur fitore historike.
“Si aleatët më të afërt, qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes”, ka thënë Starmer ndër tjerash.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “fitore mbresëlënëse” e Trumpit. Ai ka thënë se vlerëson “angazhimin e Trumpit për qasjen ndaj paqes”.
“Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku. Ne presim një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqjen vendimtare të presidentit Trump”.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi shkëlqen në edicionin e 13-të të “ReMusica” Prishtinë – Festival Edicioni i 13-të i ReMusica Festival solli në skenë sopranon shqiptare me famë...
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano
-
Helvetikët presin Dardanët në Bernë, ja linku i biletave
-
Gjermania rregullon problemin në platformat e tyre, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë
-
I riu shqiptar vetëvritet në Hamburg
Jeta në Zvicër
-
Duhet të ndryshoni sigurimin tuaj shëndetësor? Rritjet më të këqija në kantonin tuaj Zviceranët janë mësuar të shohin rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor. Të dorëhequr, një shumicë e...
-
Zvicër më 2023: Të ardhurat bruto vjetore ishin 84,500 franga
-
Valais: Policia arrin të thyejë rrjetin e tregtisë së drogës
-
Bien shitjet e veturave në Zvicër
-
Zvicra ka shumë mbështetës të Trumpit