Kosova
Licencohen nëntë laboratore për teste serologjike në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës licencoi nëntë laboratore serologjike
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur sot se ka licencuar edhe nëntë laboratore të tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.
Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.
Ministria ka thënë se shtrirja e laboratoreve është në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Podujevën, Gjakovën, Gjilanin, Malishevën e tjera.
Kjo ministri u ka dhënë leje për të bërë teste për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi edhe 29 laboratorëve tjerë ditë më parë.
Prej tyre, 27 janë licencuar për kryerje të testeve serologjike dhe dy të tjerë për kryerje të testeve PCR që përcaktojnë nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.
Kosovës të martën i janë shtuar 171 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 463 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 13 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 354.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 190 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,988.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,590 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim