Gjuha
Libri (nuk) gjen rrugën deri te diaspora
Interesimi për panairet në Lozanë dhe në Cyrih ishte jo i madh por Femi Ferati shprehet optimist se kështu “po i hap një rrugë librit”

“Ta bësh diasporën me libër” gjegjësisht të bësh përpjekje ta iluminosh atë, është një synim fisnik dhe për tu përshëndetur. Natyrisht, mund të diskutohet për mënyrat dhe mjetet që përdor për ta bërë këtë.
Femi Ferati, i njohur si aktor humori dhe moderator, kishte pasur idenë që të sjellë libra (shumë libra!) në Zvicër, në mesin e bashkatdhetarëve dhe që, krahas shitjes, të organizonte edhe aktivitete tjera, shoqëruese.
Aksioni i tij, i realizuar në bashkëpunim me librarinë “Dukagjini” nga Prishtina, ka nisur para rreth tri javësh, jo pa bujë në mediet e këtushme dhe të Kosovës.
“Kam takuar shpesh njerëz që janë ankuar se pos muzikës e ahengjeve, këndej pari ka fare pak ofertë kulturore. Kjo na ka motivuar që të bëjmë një përpjekje, ky është eksperimenti i parë, që ne të bëjmë një ndryshim. Aksioni ka pasur kosto, nuk është çështje biznesi por është një aktivitet, mendoj fisnik që ia vlen të realizohet”, është i bindur Femi Ferati, iniciator dhe njëri nga dy realizuesit.
Ai shpreson që përmes këtij aktiviteti, bartës edhe financiar i të cilit është vetë bashkë me Dukagjinin, të pasurojë bibliotekat e mërgimtarëve dhe, siç thotë “përmes bashkimit të pasurisë materiale dhe shpirtërore të krijohet një sinergji”.
Të fillojmë kështu, e pastaj të vijnë edhe aktivitete tjera, të karakterit etnografik, ekspozita arti etj.”, thotë Ferati. Ai na përkujton se përmes blerjes së librit, ndihmohen disa nivele, “prej shtypshkronjës, librarisë e deri te autori i librit që shitet”.
Ndërkaq, duket se jo gjithçka ka shkuar ashtu si është pritur. Dita e parë e panairit, e paralajmëruar para tri javësh të mbahej në Glatbrug të Cyrihut, nuk qe realizuar, për shkak të problemeve me transportin. Ndërkaq, një javë më vonë, panairi është mbajtur në Crissier të Lozanës.
Javën pasuese është kompensuar dështimi i dy javëve më parë, duke u hapur më në fund panairi edhe në Glatbrugg, në lokalin Wila Miami.
Me gjithë problemet, Ferati është optimist: “Ne po i hapim rrugë të tjerëve, shtëpive botuese, librarive, që të vijnë e të organizojnë diçka të tillë”. Por, ai shpreh edhe shqetësimin e tij për jehonën e vogël të aktivitetit. Si në Lozanë, ashtu dhe në Cyrih publiku nuk ishte në numrin e pritur. Mirëpo, thekson ai, “megjithatë duhet të jemi të kënaqur se së paku të gjithë ata që kanë ardhur, nuk janë kthyer pa blerë libra”. Organizatorët e panairit na njoftojnë se në Glatbrug të Cyrihut do të ketë një kënd ku do të shiten libra edhe vikendeve të ardhshme.
Aksioni i Femiut me shokë nuk përfundon këtu. “Së shpejti librat tanë do të jenë edhe në Neuchatel, në Bazel, Bernë dhe në Gjenevë. Për këtë kanë treguar interesim një numër shoqatash të qyteteve të përmendura”, shton ai. “Fundja, ne kemi sjellë në Zvicër një stok të madh librash dhe nuk do t`i kthejmë ato në Kosovë pa i shitur ose pa i falur (qesh)”.
Menaxheri i librarisë “Dukagjini”, Alban Zekaj ndan mendimin me Femi Feratin se një aksion i tillë i është nevojitur diasporës por shpreh njëherësh befasinë për numrin e pakët të vizitorëve.
Nxënësit e shkollës shqipe në panairin e librit
© albinfo.ch
Në hapjen e panairit në Glatbrug para një numri jo të madh vizitorësh pati edhe një koncert të vogël, të organizuar nga shkolla shqipe me mësim plotësues në rrethinën e Walenstadtit në kantoni e St. gallenit. Nxënësit e zellshëm e të talentuar të klasave që udhëheqin Vaxhid e Qefsere Sejdiu, u paraqitën me këtë rast me disa këngë popullore dhe me muzikë të lehtë.
Daut Demaku rrezaton me pozitivizëm
© albinfo.ch
Për këtë seri panairesh qenë paraparë edhe aktivitete tjera shoqëruese, realizim emisionesh televizive etj. Por, siç ndodh rëndom, jo të gjitha parashikimet realizohen. Në ekipin e panaireve bënte pjesë edhe shkrimtari ynë i njohur dhe promovuesi i idesë së mendimit pozitiv, Daut Demaku. Ai ka pritur e përcjellë vizitorët, i “ka mbajtur me muhabet” ata dhe ka dhënë autografe për librat e mendimit pozitiv, që ishin pjesë e panairit.
Demaku, me sharmin që e karakterizon, ka bërë përpjekje që të shpëtojë atë që mund të shpëtohej nga gjithë aktiviteti.
© albinfo.ch
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të...
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm
-
Konsumi i vezëve në Zvicër arrin kulmin – kërkesa më e lartë se kurrë më parë