Kosova

Guinness e shpërblen me tri çmime gjeniun e Kosovës, shteti e injoron

Libri i Rekordeve Guinness e shpërblen me tri certifikata gjeniun e Kosovës, Alkent Pozhegun

Alkent Pozhegu është i riu nga qyteti i Gjakovës që së fundi mori tri certifikata nga Libri i Rekordeve Guinness, për punën e tij të suksesshme në artin e tij të veçantë.

Pozhegu është shprehur se për punën që ka bërë, ka arritur aty ku ka ëndërruar gjithmonë dhe realisht kush nuk do ta ëndërronte një certifikatë për diçka të veçantë.

Alkent Pozhegun artin e tij e krijon me anën e drithërave, transmeton lajmi.net.

Emrat më të njohur në skenën botërore, si, Rita Ora, Dua Lipa, Marlyn Monroe e të tjerë, janë imazhet me famë botërore që Alkenti ka vendosur t’i drithërojë në mozaik.

I fundit ishte mozaiku i presidentit amerikan, Donald Trump, ku ia siguroi edhe certifikatën e tretë, përcjell albinfo.ch.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto për punën dhe artin e tij:

Fotografia e Alkent Pozhegu

 

Fotografia e Alkent Pozhegu

 

Fotografia e Alkent Pozhegu

 

Fotografia e Alkent Pozhegu