Lajme
Libri i Lea Ypit “Frei” promovohet në Cyrih më 6 prill
Vendi: Literaturhaus Zurich, Limmatquai 62, 8001 Cyrih. Ora: 19.00. Gjuha: anglisht
Librit të autores shqiptare nga Londra, Lea Ypi “Frei. Erwachsenwerden am Ende der Geschichte” (“Të lirë. Të rritesh në fund të historisë”), botuar nga shtëpia botuese “Suhrkamp” është duke iu bërë këto ditë promovim i madh në mediat në hapësirën gjermanishtfolëse.
Promovime të këtij libri janë planifikuar apo tashmë janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme, shkruan albinfo.ch. Kështu, promovimi i radhës është në Cyrih, në Literaturhaus, më 6 prill, e mërkurë, me fillim në orën 19.00.
Lea Ypi ka studiuar filozofinë dhe letërsinë, ndërsa është profesoreshë e teorisë politike në Universitetin London School of Economics. Ajo, me librin e saj të parë autobiografik u nominua për çmimin Baillie Gifford për Non-Fiction (libra joartistikë) në vitin 2021.
Shqipëria 1989: Fortifikata e fundit staliniste në Evropë, një vend i izoluar, i vështirë për t’u vizituar dhe akoma më i vështirë për t’u larguar nga ai.
Për vajzën dhjetë vjeçe, Lea Ypi ky vend është shtëpia e saj: një vend sigurie dhe lirie. Por çfarë është në të vërtetë liria, pyet veten Lea në trazirat që do të pasojnë…
Pasi ka punuar në Paris, Oksford, Stanford dhe Frankfurt, Lea Ypi tani është profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics. Me librin “Frei” (Suhrkamp 2022, përktheu nga anglishtja, Eva Bonné) ajo prezanton librin e saj të parë autobiografik jofiction.
Promovimi, në praninë e autores, bëhet në bashkëpunim me Institutin Zviceran për Kërkime Ndërkombëtare siaf.
Moderatore: Gesa Schneider.
Vendi: Literaturhaus Zurich, Limmatquai 62, 8001 Cyrih
Çmimi për hyrje: CHF 20.00/14.00, për anëtarët e MUG 12.00 / “pay what you can Tickets” për transmetimin e drejtpërdrejtë CHF 5.00/10.00
Gjuha: Biseda do të zhvillohet në gjuhën angleze.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Prill 2022
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit24 Mars 2022 - 19:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone Reshjet e borës sollën bllokimin e trafikut zviceran gjatë natës deri të dielën, veçanërisht në veri...
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?