Literaturë
Libri i kësaj shkrimtareje, do të botohet në vitin 2114
Çka nëse e shkruan një libër, por vetëm njerëzit në vitin 2114 do të kenë mundësi ta lexojnë? Ky është projekti Future Library (Biblioteka e së ardhmes).
E nisur nga artistja skoceze Katie Paterson, Biblioteka e së ardhmes përgatit çdo vit nga një shkrimtar të ri që të kontribuojë me një dorëshkrim, i cili do të mbesë i papublikuar për 100 vjet. Materiali do të ruhet në një bibliotekë speciale në Norvegji, në një dhomë të ndërtuar nga drurët, që e rrethojnë bibliotekën. 100 pemë do të mbillen po në të njëjtin vend, dhe në vitin 2114 pemët do të priten dhe do të përdoren për të shtypur tekstet.
Han Kang është autorja e fundit që do të kontribuojë për këtë projekt. Autorë të famshëm, si Margaret Atwood dhe David Mitchell, ishin ndër të parët shkrimtarë që dhanë dorëshkrimet e tyre.
I titulluar “Dear Son, My Beloved” nuk dihet saktë se për çka bëhet fjalë në këtë shkrim, dhe nuk do të mund ta dimë deri pas 100 vjetësh. Për Kang-un, ndarja nga dorëshkrimi i saj ishte tepër personale. Në një intervistë për The Guardian, Kang përshkruan se si i tha lamtumirë dorëshkrimit të saj.
“Ishte sikur një martesë e dorëshkrimit tim me këtë pyll. Ose një ninull për një gjumë të gjatë shekullor që prek butësisht tokën… Është koha për t’u thënë lamtumirë”, ka thënë ajo.
Procesi i dorëzimit të dorëshkrimit bëhet duke e mbështjellë atë në një pëlhurë të bardhë dhe duke e zvarritur nëpër pyllin norvegjez. Në Kore, një rrobë e bardhë tradicionalisht përdoret si fustan për foshnjat e porsalindura ose përdoret si veshje në funerale.
Mbase është dëm që njerëzimi nuk mund ta lexojë këtë libër për një kohë kaq të gjatë. Ju a do të lejonit që dorëshkrimi juaj të mbetej i fshehur për kaq shumë kohë?
Përktheu nga bookstr.com: albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel Pasi Interlaken në Bernese, Oberland vendosi të mos presë edicionin e 35-të në fund të nëntorit...
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision