Shkurt.ch

Liberalët për më shumë çerdhe fëmijësh

FDP-PLR ka mbajtur sot kuvendin e saj delegues në St.Maurice të kantonit Valis. Me këtë rast ata kanë miratuar pothuaj njëzëri dokumentin e tyre lidhur me rrugët liberale të harmonizimit në mes të familjes dhe profesionit.

Liberalët janë shprehur për më tepër çerdhe fëmijësh me çmime që mund të përballohen dhe për struktura ditore. Por kjo duhet të financohet nga sektori privat-ekonomik dhe nuk do të duhej të shtonte ngarkesën as të punëdhënësit dhe as të shtetit.

Ky problem është debatuar në këtë kuvend për faktin se në Zvicër aktualisht mungojnë rreth 100.000 vende për qëndrimin ditor të fëmijëve të moshës parashkollore.

Delegatët e FDP-së janë shprehur me një shumicë të madhe kundër iniciativës “Po kundër pirjes pasive të duhanit”, që pritet të votohet në muajin shtator.