Shkurt.ch

Liberalët kundër ndryshimit të ligjit të azilit

Sipas kryetarit të FDP-së, Fulvio Pelli, nuk duhet ndryshuar ligji, por respektimi më konsekuent i ligjit aktual

FDP (Partia Liberale) reaguar ndaj deklarimit të ministres së drejtësisë Simonetta Sommaruga se deri në fund të vitit të ardhshëm do t`ia prezantojë parlamentit propozimin për ndryshimin e ligjit mbi azilin.

Sipas FDP-së nuk duhet ndryshuar ligji, por nevojitet një respektim më konsekuent i ligjit aktual. Shumica e problemeve në fushë të azilit kanë ë bëjnë me dobësitë organizative dhe mund të evitohen lehtësisht, pa ndryshuar ligjin, ka thënë kryetari i partisë, Fulvio Pelli.

Ndërsa deputeti i FDP-së në parlamentin Nacional Philipp Müller ka thënë se nuk ia vlen që të humbim kohë në ndryshimet e ligjit për azilin por duhet të marrim masa më efektive, duke u bazuar në ligjin ekzistues.

Ndër masat që ka propozuar FDP është që azilkërkuesit të mbahen në strehimoret federale ndërsa ata të mund të barten në strehimoret e kantoneve vetëm në raste të zgjatjes së jashtëzakonshme të procedurës. Që kjo të bëhet e mundur, duhet shtuar urgjentisht kapacitetin e qendrave të pranimit në nivelin federal.

FDP po ashtu ka propozuar përpilimin e një “liste të zezë” të vendeve që nuk i përmbahen marrëveshjes së Dublinit.