Uncategorized
Liberalët dhe Të Gjelbrit, me sllogane kundër “Iniciativës…”
Në kuvendet deleguese që kanë mbajtur sot, dy partitë parlamentare të Zvicrës, FDP/PLR dhe Partia e Gjelbër kanë miratuar slloganet e tyre për votimin në nivel federal. Bëhet fjalë për iniciativën e SVP-së të “zbatimit të dëbimit të të huajve kriminelë” që mbahet më 28 shkurt dhe për disa inicativa të tjera që po ashtu votohen atë ditë.
Për të dyja partitë ky ka qenë kuvendi i parë i mbajtur këtë vit, shkruan nzz.ch.
Delegatët e FDP-së janë përcaktuar në Lucern kundër iniciativës “Për kurorë dhe familje-kundër dënimit martesor” të CVP/PDC-së si dhe kundër iniciativës “së zbatimit…” të SVP/UDC-së.
Nga ana tjetër delegatët janë shprehur në favor të iniciativës së tretë, asaj për ndërtimin e tunelit të dytë nëpër Gotthard.
Në kuvend ka marrë pjesë edhe presidenti i federatës, Johann Schneidefr-Ammann i cili vjen nga kjo parti. Ndërsa për kryetarin në detyrë, Philipp Müller ky ishte kuvendi i parafundit të cilin ai e ka hapur si kryetar. pasuesi i tij do të vendoset në kuvendin e ardhshëm të delegatëve që do të mbahet më 16 prill të këtij viti.
Ndërsa Partia e Gjelbë në kuvendin e saj të mbajtur në St.Gallen është marrë më shumë me tunelin e dytë nëpër Gotthard. Delegatët e saj duan të luftojnë vendosmërisht që neni për mbrojtjen e Alpeve të futet ehde në kushtetutë. Ndërkaq sa i përket inicativës së “Zbatimit…” kjo parti është shumë e interesuar për shtet të së drejtës, dhe besueshmëri të Zvicrës lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.
Të gjelbrit gjatë këtij viti duan të moboilizohen dhe të protestojnë edhe në rrugë për një ekonomi të gjelbër dhe për braktisje të energjisë nukleare.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit