Shqipëria

Lexuesit gjermanë tepër të interesuar për artikullin rreth Shqipërisë

Në Shqipëri ndalohej dëgjimi i Beatles deri 1990, tha Edi Rama.

Gjatë kësaj jave, lexuesit e konservatores gjermane “Die Welt”, kanë qenë tepër të interesuar për reportazhën rreth Shqipërisë dhe intervistës së kryeministrit Edi Rama. Aty shkruhej se shqiptarët e kanë tepër dëshirë anëtarësimin në BE. Korrespodenti i tyre në Tiranë, kishte mësuar se pse deri 1990 atje ndaloheshte dëgjimi i Beatles, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ishte e izoluar jo vetëm nga Perëndimi por edhe Lindja. Diktatori Enver Hoxha pretendonte se është i vetmi në botë që ndjek komunizmin ortodoks. Për t’u mbrojtur nga imperializmi dhe invazioni i mundshëm rus, ai ndërtoi më shumë se 100 mijë bunkerë sot të kthyer në Bunk’art nga qeveria socialiste. Gjithashtu gjatë asaj kohe ishte i ndaluar dëgjimi i radiove ndërkombëtare dhe muzikës së huaj pop.

Në Shqipëri ndalohej dëgjimi i Beatles deri 1990, tha piktori Edi Rama gjatë asaj interviste.