Lajme
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Libri "Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit" tregon historinë prekëse të Luftës së Kosovës, nga viti 1989 deri në vitin 1999

Më 27 qershor 2024, në orën 20:00, në Bibliotekën e Qytetit Dietikon do të zhvillohet një lexim i veçantë. Autorja e re, Zamfina Rexhaj, do të lexojë nga vepra e saj më e re në gjuhën gjermane “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” (E kapur, në mes të ardhmes dhe të shkuarës) dhe do të shoqërojë pjesëmarrësit në një udhëtim letrar, thuhet në ftesën e bërë nga biblioteka, shkruan albinfo.ch.
Zamfina Rexhaj është një autore 25-vjeçare, me prejardhje nga Istogu i Kosovës, e cila shkruan në gjuhën gjermane.
“Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” tregon historinë prekëse të Luftës së Kosovës nga viti 1989 deri në vitin 1999 dhe ndriçon vështirësitë me të cilat njerëzit u ballfaquan gjatë arratisjes së tyre drejt një vendi të ri. Me ndjeshmëri të madhe dhe fuqi letrare, Zamfina Rexhaj përshkruan përvojat dhe sfidat e thella njerëzore të kësaj periudhe.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje dhe të hyjnë në dialog të drejtpërdrejtë me autoren.
Biblioteka e Qytetit Dietikon është e lumtur të organizojë këtë ngjarje kulturore dhe mirëpret entuziastët e letërsisë nga rajoni. Leximi premton të jetë një mbrëmje plot frymëzim dhe zbulime letrare.
Hyrja në ngjarje është falas, megjithatë, kërkohet një regjistrim paraprak, pasi vendet janë të kufizuara. Regjistrimet mund të bëhen me telefon në 044 744 36 36 ose me email në bibliothek@dietikon.ch.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Qershor 2024
- Ora20:00
- LokacioniDietikon (ZH)
- Data e përfundimit14 Qershor 2024 - 11:00
E-Diaspora
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?” Për të marrë një përgjigje nëse po zhduket shqipja në Zvicër, SRF ka konsultuar shqiptarë profesionesh...
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
-
Rihapet shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut
Jeta në Zvicër
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?” Për të marrë një përgjigje nëse po zhduket shqipja në Zvicër, SRF ka konsultuar shqiptarë profesionesh...
-
Pa makinë, fshati malor zviceran që vizitohet vetëm përmes teleferikut
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Nestlé përballet me hetime për ujin mineral në Belgjikë
-
Qeveria zvicerane zbulon planin e ri për internet të shpejtë në të gjithë vendin