Shkurt.ch

Lëvizja e lirë ka forcuar Zvicrën

Ardhja e punëtorëve (të rinj) nga jashtë, ka ngadalësuar mplakjen e popullatës së Zvicrës dhe ka shkarkuar sigurimet shoqërore AHV dhe IV

Marrëveshja mbi Lirinë e lëvizjes, të cilën Zvicra e ka nënshkruar në vitin 2002 ka pasur ndikime pozitive në ekonominë zvicerane.

Këtë përfundim e kanë nxjerrë ekspertët e administratës federale dhe SECO (sekretariati shtetëror për ekonomi), në një raport të publikuar sot, shkruan drs.ch.

Migrimi në Zvicër i fuqisë punëtore nga vendet e BE-së, që është legalizuar me marrëveshjen e përmendur, e ka mbrojtur ekonominë zvicerane gjatë periudhës së recesionit. Nga ana tjetër, zviceranët nuk i janë nënshtruar ndonjë rreziku për humbjen e vendeve të tyre të punës, si pasojë e ardhjes së punëtorëve nga vendet ku funksionon marrëveshja.

Për më tepër, ardhja e punëtorëve (të rinj) nga jashtë, ka ngadalësuar mplakjen e popullatës së Zvicrës dhe me këtë ka shkarkuar sigurimet shoqërore AHV dhe IV.