Kosova

Kosovë: Lëviz me 304 km/h në autostradë, gjobitet me 300 euro

Policia e Kosovës ka bërë ditur se personin ka vozitur automjetin me shpejtësi 304 kilometra orë autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” e ka dënuar me 300 euro, 3 muaj ndalim vozitjes mjeteve motorike si dhe 3 pikë negative. 

Policia ka treguar se vetëm gjatë javës së kaluar, Njësia për Kontrollim të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë. 

Policia e Kosovës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar: 

Shoferi i automjetit lëviz me shpejtësi 304 km/h  autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” zonën ku shpejtësia është e kufizuar 100 km/h
• 300 € gjobë
• 3 muaj ndalim i drejtuarit mjetit me veprim motorik, si dhe
• 3 pikë negative 

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim shpejtësisë.
Me këtë veprim rrezikohet jeta juaj dhe pjesëmarrësve të tjerë trafik, andaj Policia e Kosovës do vazhdojë me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!”