Futboll

Leverkuzeni dhe Bajern Munihu, në “luftë” për mbrojtësin shqiptar

Futbollist shqiptar, Brajan Gruda, është ftuar nga Julian Nagelsman te Gjermania “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për “Euro 2024”, përcjell albinfo.ch.

Sipas të përditshmes gjermane “BILD”, dy skuadra të Bundesligës janë të interesuar për futbollistin që luan te Mainci. Bëhet fjalë për Bajer Leverkuzenin dhe Bajernin e Munihut.

Duke parë këtë interesim të madh, klubi i ka vendosur çmimin 50 milionë euro futbollistit. Bavarezët mund ta përballojnë këtë shifër, por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.

Gruda sezonin e kaluar luajti 28 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe dhuruar tri asiste. Ai ka kontratë me Mainz deri në vitin 2026.