Futboll
Leverkusen në finale, Xhaka lavdëron ekipin e tij
“Ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind – dhe në çdo të tretën ditë”, ka thënë Xhaka
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka thurë elozhe për ekipin e tij, Bayer Leverkusen, pasi siguruan kalimin në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Leverkusen fitoi pa shumë vështirësi në shtëpi ndaj Union Berlinit me rezultat 4:0 në ndeshjen gjysmëfinale, duke siguruar kalimin në finale, ku do të ndeshet me Kaiserslautern.
Pas kësaj fitore, Xhaka është shprehur i lumtur teksa ka lavdëruar skuadrën e tij, që sipas tij, di të luajë vetëm me 100 për qind të kapacitetit.
“Ne luajtëm seriozisht. Është gjithmonë e rrezikshme në një gjysmëfinale kundër një skuadre të kategorisë së dytë në shtëpi që të luash vetëm me 80 ose 90 për qind”, thekson Xhaka, transmeton albinfo.ch.
“Por ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind – dhe në çdo të tretën ditë”, ka thënë Xhaka pas sigurimit të finales së Kupës së Gjermanisë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor