Futboll

Leverkusen, 50 ndeshje pa humbje

Granit Xhaka luajti deri në minutën e 79-të për Leverkusenin, që tani është në seri prej 50 ndeshjeve pa humbje

Bayer Leverkuseni fitoi thellë 5:0 ndaj Bochumit, duke regjistruar 50 ndeshje pa humbje në këtë edicion, në të gjitha garat, shkruan albinfo.ch.

Granit Xhaka luajti deri në minutën e 79-të për Leverkusenin, që tani është në seri prej 50 ndeshjeve pa humbje. Është seria më e gjatë pa humbje prej se kanë nisur garat kontinentale.

Ndërkohë asnjë skuadër deri më tani nuk e ka përfunduar edicionin në Bundesligë pa pësuar disfatë. Këtë do ta arrijë Leverkuseni nëse e shmang disfatën nga Augsburgu më 18 maj në shtëpi.

Më pas skuadrën e Xhakës e presin ndeshjet finale të Ligës së Evropës dhe të Kupës së Gjermanisë. Në finale të Ligës së Evropës luan ndaj Atalantas më 22 maj, ndërsa për Kupë të Gjermanisë luan me Kaiserslauternin tri ditë më pas.

Titullin e kampionit në Bundesligë, Leverkuseni e ka siguruar shumë javë më parë.