Muzikë
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Horgen, 13 nëntor 2024 – Shkolla e Muzikës në Horgen do të presë një recital të veçantë nga pianisti Leutrim Aliji, të mërkurën, më 13 nëntor, ora 19:00. Ky koncert premton një udhëtim të thellë përmes epokave të ndryshme të muzikës klasike, që përfshin vepra të kompozitorëve të shquar si Haydn, Beethoven, Debussy dhe Çesk Zadeja.
Leutrim Aliji do ta hapë recitalin me një interpretim të fuqishëm të Sonatës në h-mol nga J. Haydn, një vepër që kapërcen kohën dhe frymën e muzikës klasike, e cila për Alijin mbetet një burim i pashtershëm inspirimi. Pas kësaj, publiku do të përjetoje përjetësinë e Sonatës së Hënës të Beethovenit, e ndjekur nga dy pjesë të mbushura me ngjyra dhe imagjinatë nga kompozitori impresionist Claude Debussy.
Programi do të përmbyllet me një moment të veçantë: premierën e një transkriptimi të suitës simfonike të kompozitorit të njohur shqiptar Çesk Zadeja, të përpunuar nga vetë Aliji. Gjatë pandemisë, kur koha dukej e ndalur, Aliji nisi punën në këtë transkriptim, duke u frymëzuar nga mjeshtri i madh Franz Liszt dhe tradita e tij e pasur e transkriptimit të simfonive madhështore për piano. Në këtë interpretim, ai sjell zërin e një orkestre të plotë vetëm me dy duar në piano.
Recitali i Leutrim Alijit pritet të jetë një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike, të cilët do të kenë mundësinë të dëgjojnë një interpretim të rrallë dhe të pasur me përkushtim dhe talent.
Biografia e Artistit
Leutrim Aliji ka lindur në Gostivar dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve Muzikore në Shkup nën udhëheqjen e profesorëve të njohur Boris dhe Ljudmila Romanova. Me një pasion për përsosmërinë dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai vazhdoi studimet e tij në Universitetin e Arteve në Cyrih, Zvicër, duke u specializuar në Interpretim dhe Pedagogji të Pianos me profesor Karl-Andreas Kolly. Gjatë karrierës së tij të hershme, Aliji është mbështetur nga fondacione të shumta prestigjioze si Melinda Esterhazy de Galantha Foundation dhe Rita Zimmerman Foundation etj. Në vitin 2021, ai fitoi çmimin e parë në konkursin Landolt, duke vërtetuar edhe njëherë talentin dhe dedikimin e tij për artin muzikor.Sot, Leutrim Aliji jeton dhe punon si pedagog i pianos në Cyrih, duke ndarë pasionin e tij me studentët dhe duke kontribuar në zhvillimin e muzikës klasike në Zvicër.
Me një program të larmishëm dhe një interpretim që reflekton pasionin dhe dedikimin e tij, recitalit i Leutrim Alijit pritet të jetë një nga ato mbrëmje që mbetet gjatë në mendjen dhe zemrën e publikut. Për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike, ky koncert paraqet një mundësi unike për të përjetuar artin muzikor në nivelin më të lartë të tij.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026