Jeta në Zvicër

Leuthard: 67 vjeç, mosha e pensionimit nuk është zgjidhje në Zvicër

Mosha e daljes në pension 67 vjeç nuk është zgjidhje për presidenten zvicerane, Doris Leuthard.

Jo derisa 50-vjeçarët kanë probleme në gjetjen e një pune, tha Leuthard në intervistën për «Schweiz am Wochenende», «Südostschweiz am Wochenende» dhe «Le Temps».

Nëse politika synon rritjen e moshës së pensionimit, do të duhet të investohen burime shtesë në arsim, kryesisht për shkak të digjitalizimit.

Por kjo është e vështirë, sipas Leuthard. “Shtrohet pyetja ku mund të sigurohen 100 milionë franga zvicerane në buxhetin e digjitalizimit. Këshilli Federal është i vetëdijshëm se nevojiten fonde shtesë”, përcjell albinfo.ch.