Kuriozitete
“Letra e Zotit” e Einsteinit shitet për 2,9 milionë dollarë
Letra e fizikanit të famshëm Albert Einstein dërguar filozofit gjerman Eric Gutkind, në të cilën ai shpalos pikëpamjet e tij rreth Zotit, fesë dhe identitetit hebre, është shitur në ankand për 2,9 milionë dollarë, transmeton albinfo.ch.
Sipas BBC, letra e shkruar me dorë është shitur në Shtëpinë e Ankandeve Christie’s në New York, në një ankand i cili filloi me çmimin 1,5 milion dollarë. Nobelisti Einstein letrën e ka shkruar në vitin 1954, në moshë 74 vjeç, ndërsa aty shkencëtari me famë shpalos idetë e tij rreth Krishterimit, Zotit dhe identitetit hebre.
Në letër, Einstein pohon se ideja mbi Zotin nuk ka kuptim për të dhe se fetë përbëhen nga legjendat. “Fjala Zot për mua është thjesht një shprehje, produkt i dobësive të njeriut. Bibla nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e legjendave të respektueshme, por prapë primitive”, shkruan Einstan në letrën e tij, e njohur si “Letra e Zotit”. Me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, të cilën e paraqiti në fillim të shekullit të njëzet, Einstein kishte bërë revolucion në historinë e shkencës, duke mposhtur paradigmat që ishin adoptuar në fizikë deri në atë kohë
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik