Shkurt.ch

Letërnjoftimet jo biometrike jepen edhe më tutje

Kush dëshiron që letërnjoftimin ta përdorë vetëm brenda vendit, mund të nxjerrë një dokument të tillë jo biometrik

Zviceranët edhe në të ardhmen do të kenë të drejtë që, në vend të letërnjoftimeve biometrike, të nxjerrin dhe të mbajnë letërnjoftime të zakonshme.

Dhoma e kantoneve ka miratuar ndryshimin e ligjit mbi dokumentet personale dhe, sipas propozimit për ndryshim, kush dëshiron që dokumentin e tij të identitetit ta përdorë vetëm brenda vendit, mund të nxjerrë edhe në të ardhmen një dokument të tillë jo biometrik.

Krahas kësaj, kantonet do të kenë të drejtë të vendosin vetë nëse dokumentet e tilla do të mund të kërkohen në kantone dhe të jepen nga kantonet ose jo.