Zhvillim
Letër e ambasadorit zviceran miqve në Kosovë
Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet, duke bërë postimin e edicionit të katërt të newsletter me lajme nga fushëveprimtaria e përfaqësisë diplomatike që drejton u është drejtuar me një letër të gjithë miqve të Zvicrës në Kosovë
“Si ambasador i ri i Zvicrës në Kosovë, kam kënaqësinë t`ua dërgoj edicionin e katërt të Newsletter-it tonë. Së bashku me kolegët tanë nga ambasadat në Shqipëri dhe në Maqedoni, ne kemi kënaqësinë që të ndajmë me ju lajmet më të reja nga angazhimi ynë në tri vendet mikpritëse. Këtu ju do të gjeni informacione lidhur me çështje politike, ekonomike dhe të bashkëpunimit, pastaj mbresa nga aktivitetet kulturore, njoftime nga qendrat konsullore, njoftime për ngjarjet e pritshme dhe vizitat zyrtare.
Në pjesën e fundit gjeni informacione lidhur kolegët që kanë marrë së fundi detyrat e tyre të reja. Ambasadori Lebet, në përmbyllje të letrës së tij përshëndet miqtë e Zvicrës edhe në emër të kolegëve të tij: Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës në Maqedoni dhe Christoph Graf, ambasador i Zvicrës në Shqipëri.
Në vijim mund ta lexoni Newsletter të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë
Newsletter Swiss Embassy October 2016
Shkarko DokumentinTë tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik