Kosova

Mediat duhet të insistojnë për një shtet funksional për të rinjtë

Le jeudi 24 mars, dans le cadre de TAKIMI, organisé par l’association Albinfo.ch au Lapidarium du Musée national du Kosovo à Pristina, s'est déroulée une discussion autour du thème « Le rôle des journalistes vis-à-vis des jeunes Kosovars : encouragement ou découragement ? ».

albinfo.ch - Projekti TAKIMI

Ndërtimi i një shteti funksional që në plan të parë vë mirëqenien e të gjithë qytetarëve, për të marrë formën e një shteti të së drejtës dhe barazisë, do të çonte në ndryshime rrënjësore që janë të domosdoshme në fushën e arsimit, zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe ngritjes së standardit jetësor. Barra kryesore për një gjë të tillë bie mbi qeverinë, derisa rol të rëndësishëm në këtë mes luajnë edhe mediat, organizatat e ndryshme, shoqëria civile, të cilat kontribuojnë në përçimin përpara të disa proceseve shoqërore.

Derisa këto role nuk ndahen sipas përgjegjësisë dhe nuk ka iniciativa konkrete nga të gjitha palët, atëherë edhe dëshira apo nevoja për tu larguar nga Kosova për një jetë më të mirë do të konsiderohet si diçka negative. Migrimi merr tjetër konotacion kur flitet për vendet si Kosova, dhe krejt tjetër për vendet e zhvilluara. Largimi i të rinjve nga vendi tash e një dekadë është një prej temave më të shpeshta në mediat vendore. Shifrat tregojnë lëvizje të shumta brenda periudhave të shkurtra kohore, por megjithatë pak bëhet që ky realitet të ndryshojë. Pamjet e viteve 2014-2015 nëpër stacione të autobusëve kur një valë e madhe e kosovarëve u nisën ilegalisht drejt shteteve të perëndimit, ishte një tregues i qartë i izolimit të shtetit dhe qytetarëve të saj. Sikur e drejta e lëvizjes të ekzistonte, nuk do të ekzistonin as ato pamje, e as ato raportime në kufijtë e shteteve fqinje që kthenin prapa personat që ia kishin mësyrë një shteti tjetër evropian. Nevoja për të lëvizur në një shtet tjetër, apo kërkimi për një jetë më të mirë, nuk do të duhej të shihej si diçka negative; por në rastin e vendeve si Kosova, fatkeqësisht ikja shpeshherë konsiderohet si shpëtim apo rrugëzgjidhje e vetme.

Mbi këto premisa, të enjten e 24 marsit, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës në Prishtinë u mbajt diskutimi me temën “Roli i gazetarëve në ngritjen e moralit apo pesimizmin e të rinjve në Kosovë”, organizuar nga Albinfo, në kuadër të aktivitetit “Takimi” me moton “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”. Në këtë diskutim, me panelistët Besa Luci – kryeredaktore e Kosovo 2.0, Xhemajl Rexha – gazetar në Kanal10 e njëherësh edhe kryetar i bordit në AGK dhe Serge Enderlin – shkrimtar e gazetar nga Zvicra, u bisedua rreth asaj se si mediat i kontribuojnë largimit të të rinjve nga vendi.

Sipas Lucit, kur flitet për migrimin duhet fillimisht të kuptohet se cilët janë faktorët që e shtyjnë një të ri apo të re të largohet nga vendi.

“Mendoj se një narrativë të cilën e kemi pranuar si të mirëqenë rreth migrimit, është se migrimi gjithmonë është diçka e keqe. Jo domosdoshmërisht duhet të trajtohet si diçka e keqe, e sidomos në kontekstin tonë. Krejt historitë e civilizimit janë ndërtuar me anë të valëve të ndryshme të migrimit, me shekuj e shekuj. Sot në kontekstet politike e ekonomike në të cilat jetojmë, narrativa e cila na ushqehet është se migrimi është dukuri negative, posaçërisht nëse flitet për migrim që vjen nga vende si Kosova, të cilat konsiderohen si vende në zhvillim e sipër drejtë perëndimit”, ka thënë Luci, tek ka shtuar se roli kryesor i mediave në këtë kontekst është insistimi në krijimin e një shteti i cili do të krijonte mundësi dhe perspektivë për këta të rinj që të gjejnë arsye të qëndrojnë dhe punësohen në vendin e tyre.

“Nëse dëshirojmë që të rinjtë me pa perspektivë, dhe me e pasë zgjedhjen dhe lirinë me vendosë ku duan të qëndrojnë, pra roli jonë si gazetarë, si media, është të insistojmë në një shtet të së drejtës dhe të bazuar në drejtësi e barazi. E kjo është diçka që nuk po e bëjmë. Gjithë ata shembuj për përvojat e grave lehona, të varfërisë, papunësisë e të tjera, të gjitha flasin për një sistem i cili nuk e merr parasysh mirëqenin e qytetarit. Kështu që, e para që mund të bëjmë është të flasim më shumë rreth shtetit. Unë e shoh si shumë problematike se si ne shtetin shumë shpesh e asocojmë me qeveri. E kjo është shumë problem sepse shteti nuk është qeveria, shteti është shoqëria, shteti jemi secili prej neve”, ka shtuar ajo, derisa ka insistuar se gjuha e përdorur në mediat kosovare duhet të ndryshojë. Sipas saj, gjuha që përdoret në mediat kosovare nuk krijon hapësirë për diskutim më thelbësor rreth asaj se cili është shteti që duam të ndërtojmë, dhe se gjuha e përdorur është atakuese e cila nuk ndihmon në të kuptuarit e politikave specifike dhe ndikimin e tyre në jetën e qytetarit.

Edhe për Xhemajl Rexhën, fokusi kryesor bie tek institucionet dhe se çfarë qeverisja është duke bërë që rinisë t’i krijojë mundësi që ta jetojnë ëndrrën e tyre në Kosovë. Megjithatë, sipas tij, mediat mund të luajnë edhe një rol tjetër në këtë mes mbi atë se si e portretizojnë këtë realitet.

“Mediat më shumë e kanë fokusin për të pasqyruar sukseset e njerëzve tanë jashtë, që unë besoj me vite të tëra gjithmonë kanë bërë një punë të mrekullueshme. Për ne këtu në Kosovë, secili sukses sado i vogël i një bashkëatdhetari jashtë është i jashtëzakonshëm dhe secili akt mbetet heroik, ose gjysmë heroik le të themi. Secili akt më i vogël për ne është superlajm sepse e jep atë ndjenjën, krenarinë që e ka secili si popull, që mund të kontribuojmë”, ka thënë Rexha. Ai po ashtu tha se diaspora e Kosovës, për shkak të lidhjeve të shumta që ka me vendin, vazhdon që burim informacioni t’i ketë mediat kosovare dhe se pasqyra që marrin është ajo që mediat paraqesin.

“Në fund të ditës e mira e atyre që jetojnë në diasporë është mundësia e zgjedhjes. Ata, për dallim prej nesh e kanë mundësinë e zgjedhjes, edhe të vijnë të provojnë këtu edhe të shohin a mund të hapet një biznes, a mund të hapet një media”, ka shtuar ai.

Megjithatë, diaspora kosovare mund ta ketë një pasqyrë ndryshe për vendin për shkak të mediave vendore, por sipas gazetarit zviceran Serge Enderlin, narracioni për Kosovën në Perëndim është negativ. Enderlin u kthye në Kosovë pas 10 vitesh, dhe perspektiva e tij si gazetar për vendin ndryshon nga ajo që prezantohet në përgjithësi. Ai po ashtu ka thënë se kur flitet për ndikimin e gazetarisë në shoqëri, dhe nëse diskutohet vetëm roli i gazetarëve atëherë duhet thënë se tendenca e parë është që realiteti të prezantohet i zymtë e i vobektë.

“Mendoj se mediat mund ta luajnë një rol të rëndësishëm në faktorin ekonomik për perspektivën e të rinjve. Jemi dakord që shteti nuk është gjithçka, nuk është shoqëria, shteti është organizimi i shoqërisë. E shoqëria është më e gjerë, janë shoqatat, OJQ-të, në këtë peizazh. Këtu mediat kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur”, ka thënë Enderlin.

Kjo ishte biseda e dytë e kësaj dite të parë të ngjarjes TAKIMI – Guxo të ëndërrosh në Kosovë. Në datën 25 mars, ngjarja e organizuar nga Albinfo vazhdoi me disa panele diskutimi dhe me një mbrëmje finale ku ndërmarrës nga Kosova e Zvicra eksploruan mundësitë e bashkëpunimit në fuqizimin e tregut aktiv të punës në rininë e Kosovës.

@albinfo.ch Besa Luci - kryeredaktore e Kosovo 2.0
 @albinfo.ch Besa Luci, kryeredaktore « Kosovo 2.0 »

@albinfo.ch Xhemajl Rexha – gazetar në Kanal10, kryetar i Bordit në AGK

@albinfo.ch Serge Enderlin, shkrimtar dhe gazetar nga Zvicra