Muzikë

Leonardo Kryeziu dhe Rea Garvey shkëlqejnë me performancën e tyre

I riu, Leonardo Kryeziu është këngëtari shqiptar që ka befasuar jurinë në “The voice of Germany”, madje njeri prej tyre është ngritur në skenë për të kënduar me të, përcjell albinfo.ch.

https://www.youtube.com/watch?v=M5cDz9PKi2M

“Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në The Voice nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”, tha Leonardo për abc.

Më tej, ai shtoi se ka dëshirë të prezantojë Kosovën në Eurovizion.

“Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në Eurovizion. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”, theksoi Kryeziu.