Bota
Leonardo DiCaprio: 15 milionë dollarë për të mbrojtur mjedisin
Aktori Leonardo DiCaprio ka njoftuar se do të dhurojë 15.6 milion dollarë për programet e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes, që synojnë luftimin e ndryshimit të klimës, përcjell albinfo.ch
Paratë do të dhurohen përmes fondacionit që mban emrin e aktorit.
Fondacioni i tij u krijua me idenë për të mbrojtur vendet e fundit të egra të botës dhe për të shpëtuar jetën e egër të rrezikuar nga zhdukja.
Aktori shprehet se “ndryshimi i klimës është realitet dhe po ndodh tani, është rreziku më i madh që kërcënon njerëzimin”.
Që nga viti 1998 dhe deri më tani, Fondacioni Leonardo DiCaprio (LDF) ka financuar më shumë se 200 projekte në 50 vende dhe pesë oqeane. Projektet që mbështesin 132 organizata, me dhurime në vlerë 59 milionë dollarë të investuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih