Fun

Leo Gjugja shpallet “Mister Gjermania 2017”

Leo është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa i lindur në Zvicër, por që viteve të fundit jeton në Dusseldorf të Gjermanisë

Mashkulli më i bukur në “Mister Gjermania 2017” është shpallur djaloshi kosovar, Leo Gjugja.
Leo është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa i lindur në Zvicër, por që viteve të fundit jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch. Lajmin për fitoren e Leos e ka konfirmuar babai i tij, Ukë Gjugja.
“Jemi të lumtur për fitoren e Leos. Natyrisht se na ka bërë krenarë jo vetëm neve si familje, por është fitore dhe sukses për të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai për albinfo.ch, i cili në publik njihet edhe si një nga menaxherët më të suksesshëm të estradës kosovare për diasporë. Leo është 18-vjeçar, i gjatë 1.88 cm dhe studion në Gjermani. Pas kësaj fitoreje, Leo do të këtë mundësinë të përfaqësojë Gjermaninë në “Mister of the World”.