Lajme
Lenzburg (AG): Humb jetën në aksident nëna e tre fëmijëve
Në timon ishte e bija 19 vjeçe e viktimës. Eroni 23 vjeç dyshon se nëna e tij donte të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje, ka humbur jetën
Një nënë 42 vjeçe e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të dielën pranë Lenzburgut, Kantoni Aargau. Shkaktar i ndeshjes ishte një shofer gjerman i makinës Tesla, i cili papritur ka provuar të kthente makinën e tij mbi korsinë normale, transmeton albinfo.ch.
Duke bërë këtë manovrim, ai është përplasur me një makinë VW Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në veturë ndodhej një nënë 42 vjeçe, me vajzën e saj 19 dhe djalin e vogël, 6 vjeç, njofton TeleM1. Dy fëmijët i kanë mbijetuar aksidentit, por nëna e tyre ka vdekur, pak pasi është dërguar në spital.
Po ashtu ka shpëtuar edhe shoferi gjerman, shkaktar i aksidentit.
Aksidenti ka tronditur rëndë fëmijët e viktimës. Djali i madh i saj, Eron Abduli, 23-vjeçar, thotë për televizionin se gjithçka është më pikëlluese pasi vëllai i tij i vogël, 6 vjeç, tani duhet të rritet pa nënën e tij.
Eroni nuk mund të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur në sekondat e aksidentit, përcjell albinfo.ch. Në timon ishte motra e tij. Ai dyshon se nëna e tij donte ende të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje ka humbur jetën.
23-vjeçari supozon të ketë ndodhur kështu për faktin se motra dhe vëllai i tij i vogël kanë shpëtuar me gërvishtje dhe mavijosje të vogla. “Ndoshta ky reagim është një lloj instinkti i nënës”, thotë ai.
(Fotot: Screenshot nga TeleM1)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën