Futboll
Lenjani në formacionin e javës në Zvicër
Nga e përditshmja zvicerane 'Blick'
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, po vazhdon të shkëlqejë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti i Sionit ka treguar një paraqitje shumë të mirë ndaj Lausannes në udhëtim, ku skuadra e tij fitoi 2:0. Njërin nga golat erdhi pas asistimit të futbollistit të Kombëtares shqiptare.
Kështu ai hyri në formacionin e javës nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’ dhe kjo nuk është hera e parë në këtë edicion.
Në 11-shen më të mirë janë: Yanick Brecher (Zurich), Kevin Mbabu (Young Boys), Andre Neitzke (Sioni), Ermir Lenjani (Sioni), Mohamed Elyounoussi (Baseli), Miralem Sulejmani (Young Boys), Gregory Karlen (Sioni), Carlitos Hatte (Sioni), Roger Assale (Young Boys), Roman Buess (St. Gallen) dhe Dejan Sorgiq (Thun).
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave