Shkurt.ch

Lëndohet Besarti nga shpërthimi i telefonit të blerë në internet

Një i ri nga kantoni i Vaud-it lëndohet nga shpërthimit i një telefoni të lirë të blerë në një faqe kineze interneti. Asnjë rimbursim në horizont dhe asnjë garanci se kjo nuk do të ndodhë përsëri.

“Dëgjova një zhurmë. Dhe, papritur çarçafi u mbulua nga zjarri”. Besart Aliu, banor i Bussigny (VD), ende nuk po beson se çfarë i ka ndodhur. Të dielën në mëngjes, i shtrirë në shtrat, derisa ishte duke e përdorur telefonin e tij të dorës, të blerë nga vëllai i tij i madh, kur papritmas telefoni i shpërthen. Edhe pse ai u dogj në këmbë, pasojat do të kishin mundur të jenë edhe më të rënda.
“Në kohën e shpërthimit, telefoni është shkatërruar”, tregon Besarti. “Copa metalike kanë mundur të më binin në fytyrë ose në sy. Nëse do të kishte ndodhur gjatë natës, banesa do të digjej, me dy vëllezërit e mi dhe me motrën time në të”.
Fatmirësisht, vëllai i tij, Besniku, i cili gjendej në dhomën tjetër në kohën e aksidentit, arrin shumë shpejt: “Ne shuam zjarrin dhe shëruam plagën”, thotë Besniku. Përveç këmbës dhe një çarçafi të djegur, nuk kishte asgjë tjetër. “Ndërsa telefoni, nga ana tjetër, është i papërdorshëm”.

Rreth pesëdhjetë euro!

“Në qershor e kam porositur telefonin në internet për rreth pesëdhjetë euro”, thotë Besniku. Ka vetëm tri ose katër javë që po e përdor. Ende i shqetësuar nga shpërthimi që i ka ndodhur vëllait, Besniku merr kompjuterin e tij për të bërë një ankesë në vendin përgjegjës. “Më thanë se shitësi i telefonit do të përjashtohej nga vendi i punës”, thekson Besniku. Asnjë rimbursim apo kompensim nuk ishte ofruar për mua”.

Bazuar në Kinë, tregtari i telefonit celulare ishte ende në internet pas aksidentit. I kontaktuar, “AliExpress” garanton se bën çdo gjë të mundshme për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri.

“Ne po i hetojmë detajet e këtij incidenti dhe do të ndërmarrim veprime kundër çdo shitësi që shkel kushtet tona të përdorimit”, thekson Barbara Mieth, e cila përfaqëson faqen e internetit në fjalë.

Ndërkohë, mund të themi se vëllezërit Aliu tani presin të blejnë telefonat e tyre celularë në dyqanet zvicerane…