Bota
Lënda Trump- Filadelfia për emigrantët
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump-it, ishte përpjekur të ndalojë fondet federale për qytetin Filadelfia, për shkak të mënyrës se si veprohet në këtë qytet me emigrantët pa dokumente.
Rasti pati shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit ka vendosur në favor të qytetit Filadelfia.
Filadelfia kishte rënë dakord të dorëzonte emigrantët pa dokumente tek zyrtarët e agjencisë së emigracionit, vetëm nëse ata do të paraqisnin një urdhër të firmosur nga një gjykatës, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i Bashkësisë së Filadelfias foli për vendimin.“Ndihemi sigurisht të përmbushur me vendimin e Gjykatësit Baylson. Është një vendim që ia ndalon Shtëpisë së Bardhë që të detyrojë Filadelfian të ndryshojë politikat. Është një vendim që duhet t’ia bëjë të qartë Kryeprokurorit Sessions se nuk mund të përdorë fondet federale për presione politike”.
Sipas raportimeve, Sessions është zotuar të përdor fondet federale të bashkëpunojnë me Autoritetet Federale të Emigracionit, shkruan albinfo.ch
Qyteti i Filadelfias pati refuzuar kërkesat e Uashingtonit për qasje të pakufizuar tek emigrantët e burgosur, për të njoftuar datat e lirimit të tyre, si dhe për të hequr rregullat që ndalojnë deklarimin e statusit të emigracionit të çdokujt.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?