Kosova
Synohet ulja e çmimit të biletave

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës nga ky muaj pritet të merret nën menaxhim të autoriteteve kosovare, ndërsa hapësira e lartë mbi 7 mijë metra edhe për 5 vjet të tjera do të vazhdojë të menaxhohet nga shteti i Hungarisë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se vendi ynë ndodhet para kësaj situate në mungesës së resurseve njerëzore.
Ai shton se në momentin kur Kosova është e gatshme për këtë detyrë, do ta marrë mbi kompetencat e saj edhe hapësirën e lartë ajror. Sipas Lekajt, kjo do ndikojë edhe në uljen e çmimeve të biletave në Aeroportin e Prishtinës, të cilat tani për tani janë ndër më të lartat në rajon.
“Sa i përket hapësirës së ulët ajrore, ne jemi në kontakt me selinë e NATO-s, me vendimmarrësit dhe unë shpresoj që në vitin 2019 do kemi vendim pozitiv që Kosova t’i marrë përgjegjësitë e hapësirës së ulët ajrore… Kur e thashë që ne do të marrim përgjegjësinë e hapësirës së ulët ajrore, në atë drejtim do të ndikojë marrja e përgjegjësisë të autoritetit kosovar të Kosovës, mendoj që ndikon dukshëm edhe në uljen e çmimit të biletave dhe i shkurton korridoret”, ka thënë Lekaj për Kosovapressin.
Por, krahas kësaj, menaxheri për planifikim të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Driton Hyseni, thotë se për uljen e çmimeve të biletave, aeroporti ka në plan përmes programeve nxitëse të rrisë konkurrueshmërinë në mes kompanive ajrore që do operojnë në këtë aeroport.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë