Kosova
Prishtina reagon ndaj informatave të Serbisë për mbylljen e aeroportit “Adem Jashari”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serb duke thënë se:”propaganda e paskrupullt e Serbisë nuk ka të ndalur në të gjitha drejtimet”.
Lekaj ka shkruar në Facebook se Serbia po jep informata të pavërteta për të dëmtuar imazhin e Kosovës.
“Me qëllimin më të keq, për dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës, iu jep informata të pavërteta aviokompanive të ndryshme se kinse, Aeroporti Ndërkombetar, “Adem Jashari” është i mbyllur që nga viti 1999”, ka shkruar Lekaj.
Sipas tij këto informata:”jo vetëm që është qesharake por për më tepër, është një tregues se sa shumë është në gjendje t’a rrezikoj jetën e qytetarëve të vendeve të ndryshme si pasojë e keqinformimit të aeroplanëve nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Serbisë, apo siç është rasti më eklatant dhe më jo human, që nuk i është dhënë leje për aterim emergjent aeroplanit, në të cilin ka qenë një grua shtatëzënë. Ky mjerisht nuk është rasti i vetëm kur Serbia ka vepruar kështu”.
Ai ka sqaruar se aeroporti “Adem Jashari” nuk është i mbyllur.
“Ajo që kërkojmë nga Autoritetet Evropiane të Aviacionit Civil është që t’i reagojnë shtetit të Serbisë dhe e njëjta, njëherë e përgjithmonë, t’a ndal këtë propagandë e cila jo vetëm që nuk përkon me të qenurit korrekt në relacionet Kosovë – Serbi por mund të rrezikoj seriozisht jetën e pasagjerëve që udhëtojnë me aviokompani të ndryshme”, ka shkruar Lekaj.
Lekaj gjithashtu i ka bërë me dije Serbisë se: “nëse ndodh diçka e keqe në këtë drejtim, tërë përgjegjësia do të bjerë mbi ketë shtet i cili përmes institucioneve të tij dezinformon me qëllimin më të keq të mundshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë