Uncategorized
Lekaj: Diaspora ka nevojë për mundësi, e jo për demagogji
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë një vizite zyrtare në Gjermani është takuar me përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ai tha se diaspora nuk ka nevojë për demagogji, por për mundësi të reja
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inkurajuar përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Gjermani që t’i shfrytëzojnë të gjitha mënyrat legjitime për ta ndihmuar rrugën e Kosovës drejt një zhvillimi më të hovshëm ekonomik. Ai gjatë një vizite zyrtare në Gjermani është takuar me përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
“Duke qenë bashkë në angazhime, do të bëjmë që të ngrohen raportet në mes të diasporës dhe vendit tonë, Kosovës dhe të forcohet besimi i ndërsjellë”, tha ministri Lekaj, i cili ka kërkuar nga diaspora që të mbështetë Kosovën, duke theksuar se diaspora ka nevojë për mundësi, e jo për demagogji.
Ndryshe, pas një serie takimesh me ndërmarrës të suksesshëm shqiptarë që veprojnë në Gjermani dhe me përfaqësues në skenën politike gjermane dhe të Parlamentit Evropian, ministri i Infrastrukturës, Pal lekaj, bashkë me deputeten Teuta Haxhiu dhe me bashkëpunëtorë, sot e përmbylli vizitën me takimin me përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, përkatësisht me drejtorin ekzekutiv të Unionit, Bekim Brestovcin.
“Ju faleminderit për pritjen! Mbështeteni Kosovën, sepse është juaja!”, tha Lekaj.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih