Shkurt.ch
Lejohen medikamentet kundër migrenës në Zvicër
“Aimovig” mund të shitet në tregun zviceran.
«Novartis» mund të shesë medikamentin kundër migrenës «Aimovig» në të ardhmen në Zvicër. Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, «Swissmedic», ka bërë të gjitha përgatitjet për të lejuar medikamente të këtilla për parandalimin e migrenës.
“Aimovig” ka zvogëluar numrin e ditëve të migrenës kronike, njoftoi të hënën “Novartis”. Gjithashtu do të ndihmojë pacientët të cilët kanë përdorur terapi të tepruar akute, shkruan albinfo.ch.
Ilaçi “Aimovig” (erenumab), të cilën “Novartis” e ka zhvilluar së bashku me kompaninë biotech «Amgen», u miratua në SHBA në maj 2018. Në BE, një komitet i Agjencisë Evropiane të Medicinave (EMA) rekomandoi miratimin e ilaçit në fund të majit.
Njëmbëdhjetë për qind e popullsisë, e prekur
Sipas “Novartis”, rreth 11 për qind e popullsisë në Zvicër vuajnë nga migrena. Një në tri raste të migrenës shkaktojnë humbje të një vendi të punës.
Vendet e rajonit: Serbia, me numrin më të lartë të vetëvrasjeve
Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, apo vendet evropiane. Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-ën norma e vetëvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnjë 7.1.
BE: Norma e vetëvrasjes, më e larta në Lituani
Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Evropian në 2015-ën, rreth 56 mijë (1.1% e totalit) ishin vetëvrasje. Thuajse 8 në 10 vetëvrasje (77%) ishin meshkuj dhe rreth 31% e tyre i përkisnin grupmoshës 45 dhe 60 vjeç.
Në vlerë absolute, Gjermania (10 200 vdekje) dhe Franca me 9200, ishin dy vendet anëtare që regjistruan numrin më të lartë të vetëvrasjeve më 2015, të ndjekura nga Polonia me 5400, Mbretëria e Bashkuar me 4700, Italia me 4000 dhe Spanja me 3600.
Sidoqoftë, për një krahasim më të relevant midis shteteve, vlera absolute është rregulluar duke marrë në konsideratë strukturën dhe madhësinë e popullsisë.
Me 30 vetëvrasje të regjistruara për 100 mijë banorë, Lituania ka deri më tani numrin më të madh të vetëvrasjeve mes shteteve të Bashkimit Evropian. Ndiqet nga Sllovenia me 21, Letonia dhe Hungaria, me 19 secila, Belgjika dhe Kroacia me 17 dhe Estonia me 16. Në anën tjetër, norma më e ulët është shënuar në Qipro me 4 vetëvrasje për 100 mijë banorë, Greqi me 5, Itali me 6, Mbretëria e Bashkuar me 7, Spanja dhe Malta së bashku me 8.
Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015.
Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka treguesin 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut