Kosova
Lejohen dasmat në Kosovë, rezervime të shumta nga diaspora
Rezervime të shumta të dasmave kanë nisur në shumë restaurante

Para pak ditësh Qeveria e Kosovës doli me një njoftim, sipas të cilit nga 7 marsi në shtetin e Kosovës lejohen dasmat, duke mos caktuar numër të dasmorëve, siç ka qenë më parë, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, në njoftimin e ri thuhet se nuk do të ketë më kufizme sa i përket orarit të qëndrimit të musafirëve.
Ky vendim ka gëzuar gastronomët, sipas të cilëve, lejimi i dasmave, moscaktimi i numrit të kufizuar të mysafirëve dhe orari i lirë i organizimeve, ka ndikuar pozitivisht te bizneset e tyre.
Rezervime të shumta të dasmave kanë nisur në shumë restorante, duke caktuar datat e ahengjeve familjare.
Diaspora shqiptare luan rol të rëndësishim në këtë aspket, pasiqë shumica e dasmave në Kosovë gjatë sezonit të verës (korrik-gusht) janë të organizuara nga mërgimtarët.
Lidhur me vendimin e lejimit të dasmave, Albinfo.ch ka kontaktuar edhe me Arta Haziri-Nuhiun, drejtoreshë e resorit gjigant ‘Vali Ranch Resort Congress Center’, sipas së cilës, ky vendim ka ndikuar pozitivisht te gastronomët në përgjithësi.
“Unë si drejtoreshë e resortit ‘Vali Ranch Resort Congress Center” jam shumë e lumtur për vendimin që është marrë nga ana e Qeverisë, për shkak se kemi pasur një vit shumë të vështirë, pasi kemi pasur një kërkesë shumë të madhe nga klientët dhe duke qenë se masat ishin të kufizuara, ne mundoheshim të bënim më të mirën, por duke respektuar rregullat e Qeverisë në përpikëmëri dhe ishte e pamundur që të zhvillonim një event siç e kemi pasur më parë me salla të mbushura”, shprehet ajo.
Po ashtu, Arta tha se sa i përket rezervimeve, janë shumë të kënaqur me klientët e tyre, mirëpo, apsolutisht lejimi i dasmave, sipas saj do të ndikoj në rritjen e rezervime.
Vlen të theskohet se ‘Vali Ranch Resort’ zotëron dy salla madhështore të dasmave që janë “Queen Vali Palace” dhe sallën “Royal Hill Palace” të cilat janë salla me një pamje mahnitëse, me kapacitet nga 300 deri 600 persona.
Po ashtu dhe sallat ‘Rubin’ dhe ‘Romantika’ janë me kapacitet 150 deri 200 persona për evente me numër më të vogël të mysafirëve, konkretisht për fejesa, ditëlindje, kanagjeçe.
Veçanti tjetër që sjell ky resort, sipas Artës, është edhe dekori që do të jetë i veçantë për vitin 2022.
“Gjatë kësaj kohe ne kemi menduar për klientët tanë, duke punuar edhe në pjesën e dekorit, të cilin e kemi dizajnuar në mënyrë unike, duke e ofruar falas për klientët tanë”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)