Lajme

Lejimi i kanabisit në Cyrih, kultivuesit mund të mbjellin fara

Cyrihu mund të marrë korrjen e parë zyrtare të kanabisit deri në verë.

Zyra Federale e Shëndetit Publik u ka dhënë leje kultivuesve të mbjellin farat e tyre.

Është pjesë e një projekti për të lejuar studiuesit të shqyrtojnë efektin e kanabisit te përdoruesit e tij, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Fillimisht dy kompani janë të përfshira në projekt. Ata do të jenë në gjendje të bëjnë dhe të shesin produkte THC dhe CBD.

Kanabisi për t’u pirë do të jetë i disponueshëm për ata që marrin pjesë në studim, i cili është i hapur vetëm për konsumatorët e rregullt që jetojnë në Cyrih.