Bota
Leitl: Investitorët duan siguri për investimin në Shqipëri
Presidenti i Dhomave Evropiane të Tregtisë dhe Industrisë, Christoph Leitl, ka kërkuar që marrëdhëniet e mira tregtare brenda rajonit të Ballkanit të konsolidohen në mënyrë që të krijohet besim për investitorët e huaj.
Ai ka thënë se mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për investime të huaja në Shqipëri.
“BE pret fakte, jo premtime nga vendet e Ballkanit, sidomos në dy drejtime: zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.
Leitl në një intervistë për DW ka thënë se marrëdhëniet tregtare mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë zhvilluar në dekadën e fundit, përcjell albinfo.ch.
“Si mund të futeni në tregun evropian, kur nuk jeni të aftë të keni marrëdhënie të mira tregtare në rajonin tuaj? Duhet forcuar bashkëpunimi mes vendeve të BP-së. Një nga fjalët e mia kyҫe gjithmonë është “Së bashku”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut