Lajme
Lehtësohen procedurat për ardhjet në Zvicër
Qeveria zvicerane njoftoi të premten një sërë masash të reja për Covid, duke lehtësuar gjithashtu rregullat për mbërritjen në lidhje me testimin
Zvicra do të shtrëngojë masat për Covid në mes të një situate të përkeqësuar në vend, njoftoi qeveria të premten pasdite.
Masat do të zbatohen nga e hëna, 20 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Ndër masat, të cilat përfshijnë rregulla më të rrepta për baret dhe restorantet, klubet e natës, diskotekat dhe ngjarjet private, është një lehtësim i rregullave aktuale në lidhje me ardhjet në vend. Nga 20 dhjetori, rregullat e hyrjes do të lehtësohen, ku njerëzit duhet të tregojnë vetëm një test në hyrje (ose PCR ose antigjen).
Testi PCR mund të jetë deri në 72 orë, testi i antigjenit duhet të jetë më pak se 24 orë. Rregullat aktuale (d.m.th. përpara shpalljes) detyruan që një test PCR duhet të tregohet.
Rregulli sipas të cilit të ardhurit duhet të tregojnë një tjetër test 4-7 ditë pas mbërritjes nuk do të vlejë për personat e vaksinuar dhe të shëruar.
Masat janë në fuqi të paktën deri më 24 janar 2022, megjithëse siç ka ndodhur më parë, ato janë subjekt i zgjatjes nëse situata e Covid-it e kërkon këtë, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 66 për qind e popullsisë prej 8.6 milionë banorësh të Zvicrës është vaksinuar, me Pfizer dhe Moderna të autorizuara për përdorim në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën