Kosova
Lehtësimet doganore nxisin tregtinë mes Kosovës e Shqipërisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot në Kuvend se Kosova zë 50 % të eksporteve të vendit tonë, ndaj është me shumë rëndësi lehtësimi i procedurave doganore.
Ibrahimaj theksoi rëndësinë e miratimit nga Kuvendi të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave”, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ajo theksoi se “marrëveshjet e përbashkëta me Kosovën kanë për qëllim lehtësimin e qarkullimit të mallrave, tregtisë, kapitalit dhe njerëzve”.
“Për sa i përket tregtisë, kemi 15.5 miliardë lekë mallra të importuar nga Kosova më 2021, ndërkohë që Shqipëria eksporton në Kosovë rreth 38 miliardë lekë mallra”, tha ajo.
Si përqindje krahasuar me vendet e CEFTA-s, Ibrahimaj theksoi se Kosova zë 50 % të eksporteve të vendit tonë, pra është një partner shumë i rëndësishëm tregtar.
“Marrëveshja synon harmonizimin gradual të legjislacionit të fushën e sigurisë ushqimore.
Ajo u nënshkrua në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 26 nëntor 2021, në Elbasan, dhe përveçse lehtëson procedurat e tregtisë mes dy vendeve, i jep gjithashtu Kosovës një dalje në det për arsye tregtare, duke i dhënë hapësirë për tregti në zonën doganore Durrës dhe Porto Romano. Me anë të kësaj marrëveshjeje ne presim të shtohet tregtia mes dy shteteve”, tha Ibrahimaj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve